Rrëfimi tronditës! Nëna denoncon djalin: Shtrojeni në spital. Do më vrasë

0

Një rrëfim tronditës, nga qyeti i Korçës është paqyruar ditën e sotme nga disa media. Bëhet fjalë për një nën, e cila jeton me frikë nën një çati me djalin e saj të diagnostikuar me skizofreni të shfrenuar.

Prej 20 vitesh, Rikard Fecanji, 37 vjeç jeton në një shtëpi me nënën e tij, duke ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj, por të gjithë qendrojnë me veshë të shurdhër.

Nëna jeton me frikë, pasi nga momenti në moment, ajo shprehet se ai mund ta vrasë. Deri më tani askush nuk ka bërë diçka për të edhe pse Rikardi është shtruar disa herë në spitalin psikiatrik.

Ajo është shprehur se e ka denoncuar disa herë djalin e saj, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Mësohet se ngërçi i vetëm për shtrimin e tij në spitalin psikiatrik të Elbasanit, janë rezervimet e shumta me shtrimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Nëna thotë:

Djali ka 20 vjet që ka përdorur drogë dhe pas shumë kohësh u diagnostikua që vuan nga një sëmundje mendore, skizofreni e shfrenuar. E kemi kuruar dhe në Tiranë dhe në Elbasan. Tani kam 4 muaj që e kam në shtëpi. Unë e di se si, me frikë të më vrasë tani të më vrasë pastaj. Kërkon gjëra që unë nuk mund t’ia plotësoj dot dhe është i dhunshëm. Më rreh, më bën. Kam vajtur tek doktori më thotë nuk e pranon Elbasani. Dhe në polici kam vajtur, vijnë ata ai thotë jo nuk e godas. Më ndihmoni. Jam dhe vetëm, burri më ka vdekur se kur ishte ai, përgjigjej ai, vinte vërdallë, e shtronte. Unë nuk jam në gjendje, jam grua, është 37 vjeç djalë. Ai është i paparashikueshëm. Tani është mirë pastaj nuk dihet. Fle me frikë. Para 5-6 ditësh më ka dhunuar. Policia më dha urdhër mbrojtje. Jetojmë në një shtëpi. Nuk kam vëllezër as motra. Jam jetime. Ata thonë ta detyrojmë të bëjë krim që ta çojnë në spital. Të më vrasë mua pastaj ta çojnë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu