Policia në Zvicër arreston vrasësin e 20-vjeçarit shqiptar

0

Policia në Zvicër arreston një person që dyshohet se ka vrarë 20-vjeçarin shqiptar.
Është arrestuar një person nga policia në Luzern nën dyshimin se është vrasësi i një 20-vjeçari nga Kosova.

Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick. Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para.

Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin”, tha Simon Kopp (52) nga zyra e Prokurorit të Luzernit. “Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”.

Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor.

Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Sipas hulumtimeve të Blickut gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në Kantonin e Luzernit dhe një në një qytet në veri të Zvicrës.

Në të gjitha vendet konfirmohet se njerëzit në lidhje me krimin nuk u panë më, u larguan nga punëdhënësi apo u arrestuan.

Kopp nuk zbuloi nëse të dyshuarit që gjenden në paraburgim kanë pranuar krimin apo janë mbrojtur në heshtje, transmeton Reporteri.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.

“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, ka thënë Kopp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu