Policia rrugore në aksion: 5016 gjoba, 129 heqje patente dhe 42 të arrestuar

0

TIRANË – Policia rrugore pas disa kontrollesh në gjithë territorin me dronë, radarë dhe makina inteligjente ka arrestuar 42 shoferë pasi 20 prej tyre i jepnin makinës të dehur kurse 22 prej tyre ishin pa patentë.

Janë vendosur gjithashtu edhe 3560 gjoba për shkelje të ndryshme si dhe 1456 personave do t’u shkojë gjoba në shtëpi pasi kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë.

Policia ka hequr gjithashtu edhe 129 patenta për qarkullim mbi shpejtësinë e lejuar, drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe ngarje makine në korsinë e kundërt.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë fundjavës, 42 drejtues mjetesh të arrestuar, 126 leje drejtimi të pezulluara dhe 3560 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1456 masa të tjera për tejkalim shpejtësie të evidentuar nga makina inteligjente. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë fundjavës janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 3560 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 129 leje drejtimi, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.  Gjatë fundjavës janë arrestuar 42 shtetas, nga të cilët 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu