“Policia! Shtrihu në tokë!”/ Sillnin armë nga Kosova në Tiranë!! Zbardhen EMRAT e të arrestuarve, PAMJE nga operacioni

0

Policia ka arrestuar 10 persona në kuadër të operacionit “Puzzle”, që goditi një rrjet të trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë.

Të arrestuarit janë:
Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Në kërkim janë shpallur dy shtetas: R. K. (41 vjeç) dhe A. N. (24 vjeç).

Dyshohet se ky grup siguronte armët në Kosovë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, për t’i shitur në Tiranë. Po ashtu, gjatë një kontrolli në banesën e Kevin Farrukut, policia gjeti 2077 fara kanabisi, duke ngritur dyshime për lidhje edhe me trafikimin e drogës.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

14 armë zjarri (12 pistoleta, një me silenciator, dhe 2 automatikë)

2077 fara kanabisi

Municion dhe krehra

3 automjete

8 celularë.