Video Ekskluzive/ Policia spanjolle zbarkon në Elbasan, çfarë po kërkon

0

Forca të shumta të policisë spanjolle dhe të Forcave Shqiponja kanë mësyrë këtë të martë në një qendër tregtare në qytetin e Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një hetim për një ‘Call Center’ të vendosur në katin e tretë në këtë godinë.
Të parët që kanë dashur të hyjnë në ambientet e biznesit kanë qenë Guardia di civile Spanjolle.

Pavarësisht se kanë tentuar të hyjnë brenda dera nuk është hapur ndaj është dashur ndërhyrja e forcave tona të cilat kanë shpërthyer derën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të parë dokumentin që janë gjetur në këtë biznes.

Dyshohet për një të arratisur në momentin kur policia ka ndërhyrë, i cili ka marrw informacion nw kohw pwr aksionin.Ndërkohë që burime bëjnë me dije gjithashtu se bëhet fjalë për një hetim të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe Prokurorisë së Tiranës. Më parë forcat e ‘Guardia di Civil’ spanjolle kanë qenë edhe në SPAK.

Ndërkaq mendohet se ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu