Policia zbulon arsenal armësh në banesën e 30 vjeçarit të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Fier

0

Policia e Fierit ka zbuluar detaje të tjera rreth armëve që iu sekuestruan 30 vjeçareit Vjoni Gjoka i cili u arrestua pasi iu gjetën 2 pistoleta në banesë dhe makinë.

Mësohet se gjatë kontrolleve policia ka gjetur edhe një sasi të madhe municioni luftarak që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive);
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu