Policia zvicerane arreston 14 emigrantë të fshehur në një furgon

0

Policia zvicerane ka njoftuar ditën e sotme ,se ka  zbuluar  pas një ndjekjeje, 14 emigrantë në pjesën e pasme të një furgoni me targa franceze.

Shoferi i furgonit nuk iu bind  urdhërave të   oficerëve të policisë dhe ka vazhduar rrugën, “Me shpejtësi të madhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, sqaron policia në një njoftim për shtyp.

Automjeti nuk u ndal në një pikë kontrolli në veri të Italisë, si dhe në daljen veriore të tunelit Gotthard, ku ishte vendosur policia kantonale e Urit.

Makinat e patrullës nisën të ndiqnin mjetin. Ai u ndalua rreth 30 kilometra nga dalja e tunelit në qytetin Flulen, në brigjet e liqenit të Lucernit. Pasagjerët u dërguan në komisariat.

Zvicra është një pikë shumë e rëndësishme tranziti për emigrantët që dëshirojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian ose Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu