Policia rrugore kontroll/ 8 shoferë të arrestuar dhe 967 të tjerë të gjobitur në 24 orët e fundit

0

Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112 janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 967 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu