Politikanes i hiqet imuniteti dhe arrestohet për vrasjen e bashkëshortit

0

Flordelis dos Santos de Souza, një ish -kongresiste braziliane e akuzuar për orkestrimin e ekzekutimit të burrit të saj në qershor 2019, u arrestua mbrëmjen e së Premtes, pasi iu hoq imuniteti parlamentar.

Flordelis, siç njihet gjerësisht në Brazil, u akuzua për vrasje një vit më parë së bashku me 10 bashkëpunëtorë. Bashkëshorti i saj, pastori Anderson do Carmo u qëllua 30 herë në garazhin e shtëpisë së tyre.

Por pozicioni i saj si deputete federale që përfaqësonte shtetin e Rio de Janeiro e kishte mbrojtur atë nga ndjekja penale.

Të mërkurën, dhoma e ulët e Brazilit votoi për ta hequr atë nga detyra. Një gjykatës urdhëroi që ajo të arrestohej menjëherë pas kërkesës së prokurorëve të shtetit.

Avokati i Flordelis, Anderson Rollemberg, kritikoi arrestimin dhe u zotua të apelonte të hënën në mëngjes.

“Krejtësisht arbitrare,” shkroi ai në një mesazh në WhatsApp.

Policia ka pohuar se vrasja e Carmo erdhi në mes të një beteje për pushtet brenda familjes, e cila kishte adoptuar dhjetëra fëmijë.

55 vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj ishin pastorë në kishë. Çifti i njohur dhe i famshëm, që përfaqësonte një parti me rrënjë evangjeliste, kishte 55 fëmijë, disa biologjikë e të tjerët të adoptuar.

Imazhet televizive të Premten në mbrëmje treguan policinë e Rio de Janeiro që shoqëronte Flordelis nga shtëpia e saj në një makinë policie, duke kapur një Bibël.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu