Hoxha shkruan se personi në fjalë, pa e identifikuar, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurtë.
Një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit Bujar Nishani. Gazetari Artan Hoxha shkruan se personi në fjalë, pa e identifikuar, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurtë.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” edhe me kobure ne brez ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam i sigurt, arma eshte me leje….”- shkruan Hoxha krah pamjeve.