Polonia vendos ushtrinë në gatishmëri, mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s!

0

“Ushtria polake është vënë në gatishmëri”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë të mbajtur sonte në Varshavë.

Miller konfirmon se ekzekutivi i Varshavës po vlerëson mundësinë e aktivizimit të nenit 4 të Paktit të Atlantikut, i cili parashikon mundësinë e konsultimeve ndërmjet shteteve anëtare.

“Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej Palëve“, thotë neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu