“Porsche” del nga rruga dhe përfundon në kanal në Fier-Patos, plagoset shoferi

0

Një automjet tip Porsche ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e patosit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtusi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjeksore.

Paraprakisht mësohet se drejtues i i mjetit është një i ri 29 vjecar, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu