Porti i Durrësit, Berisha: Rama ka makinerinë më e fuqishme të vjedhjes së një populli

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se kerkon ta ktheje Durresin me marreveshjen e re per Portin, “në lavatriçen më të madhe të Europës”.

Teksa paralajmeroi se do ketë seri betejash te tjera me qeverine, Berisha akuzoi kreun e qeverise Edi Rama se “ka makinerinë më e fuqishme të vjedhjes së një populli”.

“Do të vazhdohet me një seri betejash të tjera. Përballë kemi një armik shumë planësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjë herë në histori i shqiptarëve nga dheu i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në Parlament është e përmasave që tejkalon cdo lloj imagjinate, cdo lloj kodi ligjor, etik, moral.

Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht dhe në lavatricen më të madhe të Europës e më gjerë me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milion metër katrorë, Durrësi bëhet qyeteti më i pabanueshëm i botës.

Tejkalon në dendësi për frymë cdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme.

Vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, imagjinohet, por këtu ndodh se këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës nuk ka të ngopur ai”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu