Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

0

Portugalia është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024. Luzitanët kaluan me vuajtje pas 120 minutave dhe penalltive Slloveninë, me kohën e rregullt që u mbyll 0-0. Duheshin tre pritjet e Diogo Costas, portierit të Portugalisë që djemtë e Martinez të ndeshen kunder Francës të premte në çerekfinale.

Ndeshja/ Portugalia gjatë 90 minutave provoi të shënonte, por sllovenët mbrojtën mirë dhe ia dolën ta dërgonin duelin në shtesën prej 30 minutash. Mundësia më e mirë për portugezët ishte në minutën e 105, kur Orsato akordoi një penallti.

Ronaldo nga 11 metra u ndal nga Oblak, me portierin që kuptoi krahun dhe e dërgoi topin në shtyllë. Lot dhe zhgënjim te Ronaldo, ndërsa edhe 120 minutat u mbyllën 0-0, kjo edhe pas gabimit të Sesko te sllovenët që u ndal po nga Costa vetëm për vetëm.

“Ruleta ruse” e penalltive i buzëqeshi portugezëve që triumfuan 3-0 edhe falë tri pritjeve të shkëlqyera nga Diogo Costa, portieri luzitan. Ai ndali Ilicic, Balkovec dhe Verbic, ndërkohë te Portugalia u treguan të saktë Ronaldo, Fernandes dhe Bernardo Silva.

Tanimë në çerekfinalen e së premtes në orën 21:00 në stadiumin e Hamburgut do vendosen përballë Portugalia dhe Franca. Veç këtij çifti, dy ndeshjet e tjera të këtij turi që janë mësuar deri tani janë edhe Spanjë – Gjermani dhe Angli – Zvicër.

Nesër luhen edhe dy përballjet e fundit të 1/8, me Rumaninë që sfidon Holandën në orën 18:00 dhe Austrinë që përplaset me Turqinë në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Cancelo, Pepe, Rúben Dias, Nuno Mendes, Palhinha, Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.

Sllovenia: Oblak; Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec; Stojanovic, Elsnik, Cerin, Mlakar; Sporar, Sesko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu