Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi është përfshirë në një aksident në Farkë. Policia ka njoftuar gjithashtu se ai ka rezultuar edhe i dehur.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që Gjoka ka probleme me policinë. Pasi edhe dy vite më parë, këngëtari është ndaluar nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.