Pozuan nudo për Versace, dy motrat Hadidi bëjnë ‘namin’ në rrjet: Me mollë të kuqe në dorë dhe flokët e gjatë…

0

Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid u transformuan në personazhin bliblik, Eva, teksa pozuan nudo për Versace.

Motrat e famshme mbuluan pjesët intime ne një çantë Mini Medusa me vlerë 1530 paund, ndërsa gjoksin me flokët e tyre të gjata me onde.

Modelet seksi mbanin në dorë një mollë të kuqe, ndërsa në këmbën e Bella Hadid shihet një gjarpër, referuar zvarranikut që tundoi Evën të shijonte një mollë nga Pema e Jetës.

Teksa foli për koleksionin e ri, Donatella Versace tha për “Daily Mail”: Familja është gjithmonë në qendër të çdo gjëje që bëj, prandaj i dua motrat, Bella dhe Gigi. Ato tregojnë forcën mes motrave dhe e ndajnë mesazhin për atë që përfaqëson Versace në mbarë botën.”

Të martën, Bella sfiloi në pasarelë per Michael Kors gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Asaj iu bashkua motra e saj më e madhe, Gigi dhe modele të tjera, përfshirë Irina Shayk dhe Emily Ratajkowski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu