Prag lufte? Ish-kampioni i botës në boks i bashkohet ushtrisë ukrainase kundër Rusisë

0

Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit, Vitali Klitschko iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Klitschko iu bashkua stërvitjeve të mbrojtjes territoriale të Kievit dhe me atë rast tha se vendi i tij tashmë është në luftë.

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë në një vend që ka qenë në luftë për tetë vjet”, tha Klitschko për gazetën britanike.

Fjalët e kryebashkiakut ndoshta flasin për zonën e Krimesë, e cila është pjesë e Rusisë që nga viti 2014, pasi në atë territor u mbajt një referendum dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkimit, shkruan nypost.

“Unë mendoj se këto janë tipare të karakterit të përbashkëta të të gjithë atletëve. Vetëdisiplina, përpikëria, këmbëngulja dhe një ndjenjë e fortë e fokusit janë parimet kryesore që ju ndihmojnë të keni sukses, pavarësisht se çfarë pune bëni”, shpjegoi boksieri legjendar.

Në fund ai tha se ndihma e miqve është e një rëndësie të madhe për Ukrainën dhe falë lidhjeve të tij, ai vend ka bërë shumë partneritete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu