Pranga qytetarit. Pranoi se kishte marrë para për votën

0

Një qytetar nga Lezha është shoqëruar nga policia pasi në një video ai deklaroi se kishte marrë para për të shitur votën.

Në video, personi i identifikuar si G.P deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për katër vota dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa përmendur emra konkretë.

Videoja u bë publike nga moderatori Bled Marku i cili denonconte rastin se si ishin blerë votat nga PS-ja për zgjedhjet e 25 Prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu