Në mesin e kësaj stine të nxehtë, më saktë në mesin e këtij gushti të nxehtë, Policia shqiptare njoftoi arrestimin dhe kthimin në vend të dy nga eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar të kthyer në Shqipëri.
Pa i hyrë kronikës së zezë dhe akuzave ndaj këtyre personazheve të cilat i përkasin kronikës së zezë dhe Prokurorisë Speciale, duhet të shpjegojmë pse Dubai i pathyeshëm u thye tashmë.
Historia fillon më shumë se 1 vit më parë kur Taulant Balla u bë Ministër i Brendshëm. I qartë për akuzat që do t’i vinin nga Opozita si një politikan i akuzuar vazhdimisht nga kjo e fundit, Balla vendosi të nderrmarrë një strategji diplomatike me Policinë e shtetit që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë, të thyente Dubain.
I mbështetur fort në punën dhe kapacitetet e jashtëzakonshme teë Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Shtetit, ai ndërrmori një ‘agresion diplomatik’.
Si rrjedhojë e kësaj, ai u lidh fort me homologët e tij në Spanjë, Itali, Britani, Francë, Turqi dhe Dubai. Qëllimi ishte arrestimi i sa më shumë të kërkuareve ndërkombëtare nga Shqipëria në këto shtete.
Pak muaj më parë në Tiranë u organizua dhe samiti i madh i Interpolit, ku ishte Presidenti Interpolit i cili është Drejtori i Interpolit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo vizitë dhe vizita e Ballës në Emirate, nuk u trombetua sa duhet nga mediat, por tashmë që rezultati është i dukshëm palët po kuptojnë që gjërat kanë vajtur më thellë se aq.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë Shqiptare u dekorua nga Presidenti i Italisë me medaljen më të lartë pa shumë zhurmë pikërisht si rrjedhojë e këtyre rezultateve. U shkëmbyen të gjitha të dhënat, u identifikuan të gjithë personazhet, po bëhen gati të gjitha marrëveshjet të cilat deri tani nuk janë nënshkruar.
Muajt e ardhshëm do ketë surpriza të tjera dhe pavarësisht se Balla u spostua si Ministër dhe sot Ministër është një ish zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, trendi i konfirmuar është i qartë, tashmë Dubai nuk është i sigurt për askënd!
Redaksia Infowebmedia 2024