‘Pray for Turkey’/ Sot dita e zizë në nder të viktimave të tërmetit. Banderola dhe qirinj në Tiranë e qytete

0

Me vendim të qeverisë shqiptare, sot ishte një ditë zie për shqiptarët në nderim të viktimave të tërmeteve që ranë në Turqi e Siri dhe ku humbën jetën mijëra vetë.

Që në mëngjes flamujt e institucioneve u ulën gjysmë shtizë, ndërkohë u ndezën qirinj në sheshe e banesa.

Në Tiranë ranë sy edhe banderola të mëdha si ‘Pray for Turkey’ të cilat ishin vendosur në aeroport dhe në vende të dukshme publike.

Homazhe u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit.

Shqipëria i ka qëndruar pranë popullit vëlla turk në këto momente të vështira duke dërguar ekipe të shpëtimit dhe ndihma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu