Preçi për programin qeverisës së Ramës: “Rritja e pagave për sektorë të veçantë dëmton pjesën tjetër të shoqërisë”

0

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një listë dëshirash programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, për 4 vitet e ardhshme. Preçi tha se shumë pika në program janë vendosur për shkak të lidhjeve që ka qeveria me oligarkë të caktuar, dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat reale që ka sot tregu dhe ekonomia shqiptare.

Sa i takon rritjes së pagave, eksperti i ekonomisë tha se ato nuk mund të rriten nga qeveria, por duhet të jenë fryt i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, dhe i modernizimit të bisnezëve.

“Nëse do të ishte në mandatin e parë do ti thoja, jepini kohë ta shohim, por duke qenë se është në mandatin e tretë është si shprehja e Ajshtajnit, që presim rezultate të ndryshme me të njëjtin eksperiment, Është më shumë një listë dëshirash, në interes të grupeve të caktuara të oligarkëve. Nuk i përgjigjet kërkesave që ka sot ekonomia shqiptare, është një grup çështjesh që lidhen me intereset e oligarkëve, sidomos në veprat e mëdha si portet dhe aeroportet, në një kohë që popullsia pakësohet.

Është shumë larg pritshmërive që ka ekonomia e vendit. Nga të gjitha llojet e raporteve dhe analizave, shqiptarët presin që të përmirësohet qeverisja, që çdo lekë që mblidhet nga taksat, që merret borxh, të prodhojë të mira publike, në tërësi ti shërbejë mirëqënies së qytetarëve.

Në këtë këndvështrim, duhet të kuptojmë se ka një mori krizash që vijnë rrotull në ekonominë shqiptare, siç është skema e sigurimit, që janë një gropë e vazhdueshme në buxhëtin e shtetit. E njëjta gjë duhet thënë dhe për potencialet që ka vendi për të rritur prodhimin, vendi në vend që të përfitojë shihet se humbet për Ballkanin e hapur, pasi në rast se nuk përfocohet prodhimi vendas, tregu do të favorizohet për mallrat e huaja.

Çfarë po bëhet me fuqinë punëtore, si një aset që krijon vlera? Fakti që në vitet e fundit janë 300 minatorë që kanë humbur jetën, tregon për mungesë përgjegjshmërie të qeverive, që mund të duhet të merrnin përgjigje nga programi. Duhet të ketë nxitje të prodhimeve që eksportohen, dhe jo të nxisim largimin e fuqisë punëtore.

Është shumë e gabuar që ne të sjellim punëtor nga jashtë, në një vend ku shumica e qytetarëve janë me paga në afërsi të asaj minimale. Pagat nuk i rrit qeveria, duhet të ketë mbështetje të biznesit për kualifikimin e stafeve, për të kaluar nga biznes i vogël në të madh etj. Që të rrisësh pagat në një sektor, do të thotë që të gjobisësh ekonominë në sektorë të tjerë.

Çdo rritje page që nuk sjell rritjen e rendimentit të punës, është takse për pjesën tjetër të qytetarëve, ka lënë mangët shërbime të rëndësishme. Në të njëjtën kohë PPP mendoj se janë ndikim i oligarkëve dhe lobeve të huaja të biznesit, për çfarë na duhen ne dhe 4 porte të tjera, kur nuk shfrytëzojmë potencialin që kemi”, u shpreh mes të tjerave Preçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here