Prej ditësh e ndiqte hap pas hapi, policia arreston 27-vjeçarin shqiptar shpërndarës kokaine

0

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në zonën e Arezzo-s për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave fqinje, policia kishte pikasur të riun me iniciale D.K. dhe prej ditësh e ndiqte hap pas hapi, teksa shpërndante drogë në zonën e Via Romana.

Shqiptari kontaktonte klientët e tij përmes telefonit dhe linin një pikë takimi ku i dorëzonte dhe lëndën narkotike.

Pasditen e djeshme, policia ndaloi në flagrancë 27-vjeçarin teksa shpërndante kokainën. Efektivët ushtruan kontroll dhe në banesën e të riut ku gjetën 35 gramë kokainë, 2 mijë euro cash dhe një armë tip pistoletë e cila ishte pa leje.

Gjithashtu policia sekuestroi dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen dhe paketimin e lëndës narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu