TIRANË- Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrje, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme.
Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të kryeministrit socialiste janë të qëndrueshëm.
Mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.

Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat, për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.