“Prej saj mendoja të vrisja veten”, stilisti akuzon rëndë Chrissy Teigen

0

Problemet për Chrissy Teigen nuk kanë të ndalur. Vetëm pak orë pasi Teigen kërkoi falje ndaj Courtney Stodden, stilisti i njohur Michael Costello hodhi akuza ndaj modeles për bullizëm. Në një reagim në Instagram, Costello shkroi se kishte përjetuar traumë për vite me radhë nga komentet ngacmuese të modeles aq sa kishte menduar vetëvrasjen.

Ai pretendon se Teigen dhe stilistja e saj, Monica Rose u përpoqën të shkatërronin karrierën e tij duke e cilësuar si “racist”.

“Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam mirë. Unë mund të mos jem kurrë në rregull, por sot vendos të them të vërtetën time. Thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se edhe unë jam njerëzor dhe ky ishte trajtimi më çnjerëzor që është bërë ndonjëherë nga dikush që ka parë dekada duke punuar fort, duke ndërtuar një markë, të shkërmoqet nga një koment.

Në vend të kësaj, ata më shumë preferojnë të më shohin të vuaj dhe të qeshin me shkatërrimin tim.”, shkroi Costello. Ai gjithashtu ndau dhe disa biseda me modelen në Instagram, ku ndër të tjera ajo i shkruante: “Racistët si ju vuajnë dhe meritojnë të vdesin. Ju mund të dëshironi të vdisni. Karriera juaj ka mbaruar, vetëm shikoni. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu