Prej tre vitesh në arrati për posedimin e arsenalit të armëve, kapet 33-vjeçari shqiptar në Barcelonë (EMRI)

0

33-vjeçari shqiptar Edmir Vlashi, njohur ndryshe edhe si Edmir Marku është kapur ditën e sotme në Barcelonë të Spanjës dhe është ekstraduar drejt vendit tonë për posedimin e një arsenali armësh zjarri.

Lajmi u bë i ditur nga Interpol Tirana, ku dhe po punohej prej muajsh në bashkëpunim me homologët spanjoll për lokalizimin e Edmir Vlashit, dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro” në Lezhë, në banesën e të dyshuarit si dhe në banesën e të afërmve të bashkëshortes së tij u gjetën dhe sekuestruan 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 kuti me lëndë plasëse C4, shumën 88 900 euro, kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellëse, 2 radio si të Policisë, municion luftarak, 1 automjet dhe celularë.

Edmir Vlashi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu