Prekje dhe ledhatime mes Keisit dhe Lorencit, reagojnë të indinjuar familjarët e Kristit: Kësaj i ka dalë…

0

Lajmi se Lorenc Hasrama është ish-i i Keisit ka qenë kryefjala e mediave rozë dhe ka  trazuar rrjetin që prej momentit të parë që këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “BBV”. Pas hyrjes së tij në ‘Big Brother’, ndjekësit vunë re që Keisifilloi të distancohej nga Kristin dhe filloi të qëndronte afër me Lorencin.

Së fundmi pamje ku Keisi ledhaton Lorencin kanë bërë xhiron e rrjetit. Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe llogaria zyrtare e Kristit në Instagram e cila menaxhohet nga familja e tij, duke postuar një video të edituar nga fansat me shkrime që sulmojnë Keisin.

“Mirë që asaj i doli boja, po ky çfarë burri është që nuk i thotë Kristit të vërtetën,”-shkruhet bashkangjitur me foton e Keisit dhe Lorencit.

Më tej në një video të edituar, ndjekësi kishte përmendur edhe vlerat që Kristi ka treguar deri tani ne “BBV”, ndër to edhe respektin ndaj një femre.

“Unë ju falënderoj për komentin e sinqertë,”- shkruhet në postim nga  llogaria zyrtare e Kristit, duke u pajtuar me çdo fjalë të thënë aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu