Premier League/ Ndërpritet ndeshja, një dron fluturon mbi stadiumin ‘St. Mary’s’…

0

ANGLI – Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villa, e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës, është ndërprerë përkohësisht për shkak të pranisë së një droni që ka fluturuar mbi stadiumin ‘St.Mary’s’. Ndeshja u ndërpre për afro dhjetë minuta, pas minutes së 40-të, por më pas rifilloi.

Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur tashmë saktësisht një vit më parë edhe në Premier League. Më 21 janar 2022, gjatë ndeshjes Brentford – Wolves, një tjetër dron po fluturonte mbi stadiumin ‘Molineux’. Atë ditë, gjyqtari i ndeshjes shtoi 19 minuta zbritje për shkak të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu