Premtonin banesa sociale në këmbim të parave, me sa vite u dënuan tre zyrtarët në Durrës (EMRAT)

0

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite e 8 muaj heqje lirie, tre ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.

Kështu, gjykata dënoi  2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën.

Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove.

Sipas hetimeve, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.