Presidenca: Nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit, institucionet janë vigjilente

0

Pas paralajmërimit të Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mundësinë e sulmeve nga grupe të lidhura me Irani, Presidenca e Shqipërisë ka sqaruar se nuk ka nevojë për mbledhjen e menjëhershme të Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

Në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Presidentit, sqarohet se:

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor për Presidentin e Republikës dhe nuk merr vendime; ai ofron rekomandime për masat që institucionet ligjzbatuese dhe të sigurisë duhet të ndërmarrin.
Presidenti është në kontakt të përditshëm me institucionet përgjegjëse dhe informohet për çdo situatë dhe skenar, si dhe për masat që merren sipas protokolleve të sigurisë.
Të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët ndërkombëtarë është në nivele të larta.

Presidenca thekson se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët, ndërsa komunikimi dhe koordinimi mes institucioneve të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë vijon pa ndërprerje.