Presidenti Begaj dhe Kryeministri Edi Rama vizitë në Itali. Takim me Papën dhe Melonin

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministri Edi Rama do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Itali. Vizita është parashikuar të zhvillohet në 2 dhjetor.

Sipas agjendës së mësuar ekskluzivisht nga Infoweb Media, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, do të ketë një pritje të veçantë nga Papa Françesku në Vatikan.

Në të njëjtën ditë, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune ku do të pritet nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

Është rast i rrallë kur Presidenti dhe Kryeministri zhvillojnë vizitë në të njëjtin vend e në të njëjtën datë.

Edi Rama është i pari Kryeministër nga Ballkani që takon për herë të parë Kryeministren e re të Italisë pavarësisht se e djathta shqiptare u ekzaltua nga fitorja e Melonit.

Kjo dëshmon edhe njëherë, se pavarësisht nga bindjet politike, Italia mbetet një vend mik dhe aleat i madh strategjik për Shqipërinë.

Nënvizojmë faktin se Italia ka mbështetur vazhdimisht dhe pa asnjë mëdyshje Shqipërinë në aderimin e saj në Bashkimin Evropian. Gjithashtu së fundmi Italia po mbështet dhe mbetet mjaft i interesuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu