Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën 53 të tjerë.
Përmes një postimi në Tëitter, Begaj u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. I tronditur nga kjo tragjedi presidenti thekson se Shqipëria qëndron afër Turqisë dhe dënon çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi vdekjeprurës në #Stamboll pasditen e sotme. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Begaj.