Presidenti Begaj uron Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me BE-në

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.

Reagimi i  Presidentit Begaj nê Facebook ndodhet në linkun më poshtë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid028G8dAhRE8utyJzGATmS7f2stpRmu9w8GjBfh7wRL7c9ok7ng8iAyofd4NZCcitCl&id=100083873377379&mibextid=Nif5oz

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu