Presidenti Begaj viziton Gllogjanin, merr titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

0

Ditën e sotme, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, po qëndron në një vizitë në Kosovë. Begaj ka qëndruar në Gllogjan, ndërsa komuna e Deçanit ka ndarë për presidentin Begaj titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit.

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj, ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu