TIRANE – Në ‘Shtëpinë e Futbollit’ është zhvilluar ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares.
Pasi ish-trajneri Edi Reja dorëzoi ‘Dosjen Kuqezi’ dhe i uroi suksese trajnerit të ri, brazilianit Sylvinho dhe bashkëpunëtorëve të tij, u kalua në aktin e nënshkrimit të kontratës, e cila do të zgjasë deri në fund të Euro 2024.
Presidenti Duka dhe braziliani kanë nëshkruar kontratën e formuluar më herët dhe i kanë shtërnguar duart njeri-tjetrit.