Presidenti gjerman “shuplakë” qeverisë dhe opozitës: Dilni përtej llogoreve, bashkëpunoni për rrugën evropiane

0

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, ndryshe nga diplomatë të huaj, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për opozitën dhe qeverinë dhe u kërkoi palëve të dalin përtej llogoreve dhe të punojnë bashkërisht për rrugën evropiane.

Nga Kuvendi i Shqipërisë, Steinmeier, kërkoi thellimin e reformave të nisura dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, ku ata janë. Punoni më tej në zmbrapsjen e krimit, reformën në drejtësi, të iniciuar tashmë dhe përtej llogoreve mes qeverisë dhe opozitës, punoni së bashku. Kini besim tek mbështetja e mëtejshme e Gjermanisë në këtë rrugë”, tha ai.

Ai u ndal tek marrëdhëniet shtetërore Gjermani-Shqipëri, ndërsa renditi me zell bashkëpunimet e bëra në disa fusha.

“Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani. Vendi ynë është partneri i katërt më i madh në Shqipëri. Në dimensionin kulturor bashkëpunojmë shumë me njëra tjetrën. Shkëmbimi midis nxënësve dhe studentëve, por dhe shkencëtarëve, nuk janë raport thjesht miqësie mes dy vendeve, por dhe raport miqësor”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu