Pak fjalë, por i qartë! Frank-Walter Steinmeier mesazh shqiptarëve: Jam këtu për t’ju…

0

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha se marrëdhënia mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa u shpreh se vizita e tij në Tiranë duhet parë si një inkurajim për të çuar përpara reformat e nisura.

“Do doja të mos ndryshonte asgjë, sepse në këto 30 vjet kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Ju lutem ta kuptoni vizitën time si në inkurajim për rrugën që ju keni nisur”, tha ai.
Ndërkohë, kreu i shteti shqiptar Bajram Begaj tha se vizta e homologut gjerman tregon përkrahjen që Gjermania ka dhënë dhe po jep , që Shqipëria të bëhet sa më shpejtë pjesë e BE-së.

“Agjenda e Gjermanisë ka filluar në 30 vjet përpara në gjithë rrugëtimin për tu bërë pjesë e BE-së. Kjo vizitë e sotme, të një presidenti është tregues i mbështetjes gjermane të Shqipërisë drejt BE-së. Fryma e bashkëpunimit do ketë një shtim më të madh”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu