Presidenti i Azerbajxhanit mbërrin në Tiranë. Pritet nga homologu i tij Bajram Begaj

0

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev mbërrin në Tiranë.

Ai u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Presidenti Azerbajxhanit mbërriti në Tiranë në bordin e një avioni Boing me numër fluturimi J26731/AHY6731 i nisur nga kryeqyteti Baku.

Aliyev vizitoin për herë të parë Shqipërinë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, në të cilën Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu