Presidenti i Azerbajxhanit vjen të martën në Tiranë. Infoweb e njoftoi ekskluzivisht vizitën që më 18 tetor

0

Presidenti Azerbajxhanit Ilham Aliyev do të vizitojë këtë të martë Shqipërinë. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë.

Aliyev do të vijë në Tiranë me ftesë të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Shqipëria ka një bashkëpunim të ngushtë me Azerbajxhanin si në nivel politik, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve ekonomike.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama u takua me Aliyev në Baku, ku diskutuan për një serë projektesh dhe ndër to ndërtimin e një rafinerie gazi në Shqipëri.

Lajmi i Infoweb Media/ 18 tetor 2022

Ekskluzive/ Ftesë nga Presidenti Begaj, Presidenti i Azerbajxhanit viziton Shqipërinë në muajin nëntor

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, do të vizitojë Shqipërinë në muajin nëntor.

Burime të brendshme, referuar Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, konfirmuan ekskluzivisht për INFOWeb Media, se në muajin nëntor në Shqipëri do të jetë në për një vizitë zyrtare Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Mësohet se Presidenti Aliyev do mbërrijë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.

Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kanë qenë të forta, por ato pësuan një lloj ftohje pas një çështje të pasqaruar mirë për përfshirjen e disa biznesmenëve azerë në çështjen e privatizimit të Armos në atë kohë e privatizuar nga biznesmeni Rezart Taçi.

Azerbajxhani është burimi dhe bashkëinvestitori nëpërmjet rrjetit TAP me gaz të Evropës nga Italia e Jugut. Ky gazsjellës është dhe investimi më i madh i huaj i bërë këto 30 vitet e fundit.

Ndërkohë investimet e tjera Azerbajxhanase ndaluan ne Shqipëri dhe u transferuan në Malin e Zi

Kjo vizitë do jetë historike për marrëdhënien mes dy vendeve.

Burimi /INFOWeb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu