Presidenti i La Ligës: Vinicius pranon ofendime sepse është një lojtar i madh si Messi dhe Cristiano

0

Javier Tempas mori një qëndrim të ri për sulmet raciste që ka marrë Viniciu .

Presidenti i La Ligës e bëri të qartë se Spanja nuk është një vend racistësh dhe u përpoq të shpjegonte pse lojtari i Realit është nën sulm: “Më pyetën se kush mund ta zëvendësonte Messin në futbollin spanjoll dhe unë thashë Vinicius. Ai është një lojtar që La Liga dëshiron në Spanjë. Unë dua që ai të qëndrojë në Spanjë. E kam thënë në disa raste se besoj se do ta fitojë Topin e Artë.

Spanja nuk është një vend racistësh dhe futbolli ynë nuk është racist. Lojtarët e mëdhenj si Ronaldo dhe Messi ishin ata që morën më shumë ofendime. Për njërin ishin fyerje homofobike dhe për tjetrin për paaftësi mendore. Tani ata ofendojnë Vinicius sepse ai është një lojtar i madh.

Unë po bëj thirrje për një ndryshim në ligjin e sportit, në mënyrë që La Liga të mund të ushtrojë pushtetin për të mbyllur stadiumet, për të mbyllur portat, për të larguar tifozët racistë dhe për të kontrolluar atë që ndodh edhe jashtë fushës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu