Presidenti i Lituanisë mbërrin në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn

0

Në Ditën e Shtetësisë të Ukrainës, presidenti lituanez Gitanas Nauseda mbërriti në Kiev, ku pritet  të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky.

“Sapo kam mbërritur në Kiev. Në këtë ditë të veçantë, kur Ukraina feston Ditën e Shtetësisë, për herë të parë do t’i drejtohem popullit ukrainas në Verkhovna Rada. Do të takoj gjithashtu Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe do t’i dorëzoj Urdhrin e Vytautas i Madh, çmimi më i lartë shtetëror i Lituanisë”, shkroi Nauseda në Twitter.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka dërguar këtë mesazh mbështetjeje duke i cilësuar ukrainasit si njerëz të guximshëm.

“Njerëz të guximshëm të Ukrainës, sot ju festoni Ditën e shtetësisë së Ukrainës, pasi Rusia zhvillon një luftë brutale dhe të paprovokuar kundër vendit tuaj, QË tani është në muajin e gjashtë. BE-ja qëndron pranë jush. Për aq kohë sa duhet”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu