Pas sherrit morën peng 17-vjeçarin në Elbasan, policia identifikon dhe vë në pranga 4 autorët

0

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka vënë në pranga 4 persona, të cilët mbrëmjen e djeshme pas nj konflikti në Elbasan morën peng një të mitur.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Danjel Berati, 20 vjeç, Fabjan Goguja, 19 vjeç, Beqir Qytyku, 22 vjeç dhe Ergys Goguja, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Burime për Abc bënë me dije se personat ishin larguar me një mjet tip “ford” dhe policia u vu në ndjekje të këtij të fundit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme policia njoftoi se kishte gjetur 17-vjeçarin, i cili u mor peng.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu