Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pendarovski është shprehur mes të tjerash se “Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare”.
Ky postim ka një domethënie tepër të veçantë. Së pari; prej kaq shumë kohësh autoritetet më të larta maqedonase vlerësojnë Gjuhën Shqipe dhe së dyti; Bullgaria i ka vendosur veton Maqedonisë së Veriut për antarësim në BE duke pretenduar se gjuha Maqedonase vjen nga gjuha bullgare.
Ja postimi i Presidentit Stevo Pendarovski:
Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta.
Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit.