Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli përfundon në spital, anulon të gjitha takimet

0

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli është shtruar në spital në Itali për shkak të funksionimit jonormal të sistemit të tij imunitar, tha të hënën zëdhënësi i tij.

Jack Parrock tha në një deklaratë se Sassoli ndodhet në spital që nga 26 dhjetori dhe të gjitha aktivitetet e tij janë anuluar.
“Presidenti i Parlamentit Evropian DavidSassoli ka anuluar të gjitha angazhimet e tij dhe ka qenë në spital që nga 26 dhjetori sipas ekipit të tij të shtypit”, njofton Jack Parrock .

Sassoli, 65 vjeç, pësoi një rast të rëndë të pneumonisë në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit dhe u desh të shtrohej në spital. Ai u kthye në Itali për t’u rikuperuar, por pati një rikthim që e mbajti larg detyrës për pak kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu