Presidenti i ri, nisin sot negociatat mes PS dhe PD. Procedura duhet të nisë brenda 24 majit

0

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur sot negociatat për të zgjedhur emrin e Presidentit të ri të vendit, pasi në korrik Ilir Meta largohet nga detyra e kreut të shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj po zhvillon në ambientet e Kryesisë së Kuvendit një takim me kolegun, Taulant Balla.

Deri më tani nuk ka asnjë emër nga palët mbi të cilin do të diskutohet, të paktën publikisht, ndërsa nga radhët e PD-së ka pasur më shumë “trazira”. Duket se negociatat kanë nisur që sot edhe pse procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj.

Deri më tani, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. I pyetur për emrin e Lulzim Bashës si kandidat, Berisha tha se ai është propozim i Ramës e nuk merret me to. Të njëjtin emër, deputetja Grida Duma ka deklaruar se nuk do ta votojë, Ndërsa Taulant Balla shprehet se kërkon një President ‘normal’, jashtë palëve politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu