Presidenti iranian Pezeshkian viziton Moskën, nënshkruhet marrëveshja strategjike midis dy vendeve

0

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mbërriti në Moskë të premten për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, dhe nënshkrimin e një traktati të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Marrëveshja vjen vetëm tre ditë para se Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Moska dhe Teherani kërkojnë të zyrtarizojnë marrëdhëniet e tyre të ngushta pas vitesh thellimi të bashkëpunimit.

Sipas zyrtarëve ukrainas dhe perëndimorë, Irani e ka furnizuar Rusinë me dronët “Shahed” vetë-shpërthyes që Moska i gjuan në Ukrainë në breshëri të natës, ndërsa të dy vendet kanë rritur tregtinë mes sanksioneve perëndimore.

Teherani ka dhënë pak informacion rreth paktit të së premtes, por përjashtoi një klauzolë të mbrojtjes reciproke si ajo e përfshirë në traktatin e Rusisë me Korenë e Veriut vitin e kaluar, raportoi media shtetërore ruse, duke cituar kryediplomatin e Teheranit, Abbas Araghchi.

Të dy palët kishin vite që punonin për një traktat të ri, me marrëdhëniet e tyre aktuale të rregulluara nga një marrëveshje e vitit 2001 që ata e kanë rinovuar periodikisht.

Rusia thotë se pakti i saj i ardhshëm me Iranin dhe traktati tashmë i nënshkruar me Phenianin , dhe nuk janë të drejtuara kundër asnjë vendi.

“Traktati ka natyrë konstruktive dhe ka për qëllim forcimin e aftësive të Rusisë, Iranit dhe miqve tanë në pjesë të ndryshme të botës,” theksoi të martën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Është caktuar të jetë e vlefshme për 20 vjet.