Presidenti Meta ka postuar në profilin e tij në Facebook një dedikim për ndarjen nga jeta të kirurgut dr. Agron Menzelxhiu. Ndër të tjera ai shprehet se ndarja nga jeta e tij është humbje për mjekësinë shqiptare, model frymëzimi dhe njeri i pashoq.
Ja postimi i Presidentit Meta:
Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu, i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.
Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër.
Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!