Presidenti Meta dërgon në kampin Al Hawl këshilltarin e tij për fëmijët shqiptar në Siri. Ja dy mesazhet e tij

0

Në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Presidentit Ilir Meta, këshilltari i tij Ilir Kulla ka mbërritur në kampin Al Hawl në siri me misionin për kthimin e fëmijëve shqiptarë të mbetur në Siri.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në facebook, Kulla përcjell kushtet katastrofike në  të cilat ndodhet ky kamp. Me këtë rast ai bën dhe një apel të veçantë. Një për miqtë e tij gazetarë dhe një tjetër për Kryeministrin.

Ja çfarë shkruan Ilir Kulla në profilin e tij:

Al Hawl, Siri 20 tetor 2020 ne kohen e COVID. Ne cilesine e te derguarit te posacem te Presidentit Meta per ceshtjen e kthimit te femijeve shqiptare te mbetur ne Siri, vizitova kampin ne fjale i cili eshte ne kushte katastrofike sic e shikoni ne video diten e djeshme. Me duhet te bej 2 apele nje per miqte e medias ne Shqiperi, kujdes ne cdo fjale dhe germe qe trasmetoni ne Shqiperi, pasi fale Internetit per pak minuta gjithcka trasmetohet ne Al Haël dhe demton femijet dhe grate qe ndodhen aty. Se dyti nje ftese per autoritetet e tjera ne vecanti per Kryeministrin nese duhet ti kthejme keta femije dhe keto gra shqiptare ne shtepite e tyre duhet seriozitet dhe profesionalizem, aspak diletantizem e mbi te gjitha para se dimri te na vere perpara te gjitheve bashke me COVID.

https://www.facebook.com/ilir.kulla.9/videos/10221610017133051

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu