Presidenti Meta falenderon të riun për aktin heroik “Akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë”

0

 

Pas kryeministrit Rama edhe Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më herët në sheshin ‘Skënderbej’.

Me anë të postimit të tij ai ka falenderuar të riun që ndërhyri për të neutralizuar personin e rrezikshëm që hyri me makinë në shesh.

Meta tha se në ditën e sotme që është dita e demokracisë, ndërhyrja e të riut, është një akt frymëzues për të gjithë.

Postimi i plotë

Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”.
Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu