Presidenti Meta publikon foton e vjetër të mikut të tij : Ne do ta kujtojmë gjithmonë

0

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto të vjetër me mikun e tij Shyqyri Buzo, i cili është ndarë nga jeta.

Presidenti shkruan se Buzo drejtoi në dy sisteme dhe ishte gjithmonë një simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit.

“Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje”, shkruan ndër të tjera Meta.

“Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshme ishte gjithmonë simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit me patriotizmin, fisnikërinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij. Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu