Presidenti Thaçi anuloi udhëtimin drejt Uashingtonit, reagon Grenell. Ja çfarë thotë

0

Richard Allen Grenell ka reaguar për vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili anuloi vizitën në Uashington ku do të takonte homologun serb Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi. Në një shkrim në Twitter, Grenell tha se e respekton vendimin e tij për të munguar në këto çështje derisa të zgjidhen problemet e tij me drejtësinë.

“Presidenti i Kosovës na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washington pas njoftimit të bërë nga Zyra Speciale e Prokurorëve. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje me drejtësinë”, shrkoi Grenell.

Kujtojmë se kur po nisej drejt Amerikës, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penālisht përgjegjës për afërsisht 100 vrāsje të paligjshme. Krìmet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vìktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu